15/01 22:54
Një grua nga Florida u qëllua për vdekje nga fëmija i saj, ndërsa ishte në bisedë pune me kolegët e saj në Zoom.
Sipas medieve të huaja, gjithçka ndodhi kur gjatë këtij takimi ‘online’, u dëgjua papritmas një zhurmë e madhe dhe Shamaya Lynn, 21 vjeç u rrëzua ndërsa fëmija qëndronte pas.
Njëri nga personat që po merrte pjesë na takim telefonoi emergjencën.
Ajo u gjet më vonë e vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë.
“Hetuesit përcaktuan se plagosja ishte shkaktuar nga një fëmijë, që gjeti një pistoletë të ngarkuar, e cila nuk ishte ruajtur mirë nga një i rritur në apartament”, sipas policisë.
Sipas raporteve paraprake, arma i përkiste babait të vogëlushit.
Top Channel