
Qeveria izraelite miratoi administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 50 vjeç dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Ministria e Shëndetësisë pranoi rekomandimin e Bordit Këshillëdhënës brenda Ministrisë për të zgjeruar grupet që do të marrin dozën e tretë të vaksinës.
Sipas kësaj, doza e tretë e vaksinës do të administrohet për personat mbi 50 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor, personat me sistem imunitar të dobët, të burgosurit dhe për personelin e burgut.
Izraeli në fund të muajit të kaluar vendosi të aplikojë dozën e tretë për personat mbi 60 vjeç.
Izraeli me një popullsi prej 9.3 milionë banorë, 5.834.000 perona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 5.409.000 dozën e dytë dhe 774.000 dozën e tretë.
Në vend deri më tani 6.604 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 ndërsa janë regjistruar mbi 924 mijë raste.
Top Channel