Shkon mbi 4.54 miliardë numri i vaksinave të administruara në botë

12/08/2021 01:59

Numri i vaksinave të administruar në mbarë botën kundër COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.54 miliardë.

Sipas të dhënave të “Ourworlindata.org”, ku përpilohen të dhënat për vaksinimin kundër pandemisë COVID-19, Kina renditet e para me mbi 1 miliard e 810 milionë doza të administruara, e ndjekur nga India me 519 milionë e 80 mijë doza, SHBA-ja me 352 milionë e 550 mijë dhe Brazili me 155 milionë e 430 mijë.

Më pas renditet Japonia me 105 milionë e 680 mijë, Gjermania me 95 milionë e 800 mijë, Britania me 86 milionë e 780 mijë, Turqia me 80 milionë e 44 mijë, Franca me 78 milionë e 150 mijë, Indonezia me 76 milionë e 930 mijë.

Renditja vijon me Meksikë me 72 milionë e 990 mijë, Italia me 72 milionë e 540 mijë, Rusia me 67 milionë e 340 mijë, Spanja me 59 milionë e 430 mijë, si dhe Kanadaja me 50 milionë e 850 mijë doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA