Salianji në Korçë pas dorëheqjeve: Një pjesë e atyre që ikën nuk ishin demokratë sakrificash, por demokratë pushteti

12/08/2021 15:23

Edhe pse pritej  zgjedhja e kupolës së re drejtuesi, lajmi i vetëm që prodhoi selia blu në muajin gusht ishin dorëheqjet e njëpasnjëshme në degën e Korçës.

Nga 146 seksione, në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje duke detyruar partinë më të madhe në opozitë të riniste punën për ristrukturimin e kësaj dege. Shkak për këtë valë largimesh janë bërë pakënaqësitë për krye demokratin Basha, i cili akuzohet për kthimin e PD në parti klienteliste, por deptueti Ervin Salianji  ka një tjetër arsyetim  për dorëheqjet.

Salianji: Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërksa? Të dëmtohet PD në opozitë?

Thuajse 1/3 e kryesisë së degës së PD në Korçë ka dhënë  dorëheqjen  ndërsa pak ditë më parë numri  i largimeve u rrit. Deri në muajin shtator është vendosur që kjo degë të drejtohet në një periudhë tranzitore nga 3 nënkryetarët e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA