Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri.
Tatjana Haxhiaj është viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri. Ajo humbi jetën këtë të mërkurë, 8 ditë pas bashkëshortit nga zjarret në Lunxhëri. ata ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zeneli kur flakët u afruan me shpejtësi nga zonat ku zjarret digjeshin prej disa ditësh.
Andrea humbi jetën në vend teksa së bashku me bashkëshorten, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpinë e tyre. Ajo u dërgua me plagë të rënda në spital por nuk i mbijetoi dot djegies.
Tri fshatra në Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone u pushtuan atë ditë nga flakët, ndërsa forcat e ushtrisë dhe banorët luftuan për orë të tëra më flakët.
Në mbrëmje banorët u detyruan të largohen pasi flakët u bënë të papërballueshme. pas kësaj tragjedie ministria dha urdhra të menjëhershëm evakuimi për të gjitha fshatrat kërcënuar nga zjarret siç ndodhi me Gjormin në Vlorë pak ditë më pas.
Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75% të trupit.
Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.
Top Channel