Kryeministri Edi Rama ka bërë publike pamjet nga punimet në lagjen e re në Lac që është drejt fundit.

Në atë lagje do të ketë plot 524 apartamente me standarde të larta, 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi dhe qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re.

Kjo lagje nisi të ndërtohet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që la të pastrehë mijëra familje.

“Mirëmëngjes… dhe me zemrën e rilindur të Laçit, që së shpejti do të jetëzohet me 524 apartamente me standarde të larta, në 13 pallate me 375 vendparkime, 37 njësi shërbimi, qendër tregtare e infrastrukturë krejt të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA