Ditën e djeshme, në një reagim të gjatë në facebook, kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë ndjekësve të tij matanë kufirit se “Open Balkan” është mundësia e re në rrugën e njohjes së Kosovës nga Serbia dhe se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga nisma që ka si aktor kryesor edhe Beogradin zyrtar.
Sot përmes një shënimi në Twitter, Rama thotë se qeveria gjermane e mbështet nismën “Ballkani i Hapur” dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor.
Postimi i plotë:
“ÇUDI”! Qeveria gjermane e mbështeska Open Balkan ndryshe nga çfarë u thuhet njerëzve në Prishtinë e Tiranë prej atyre që s’pyesin për Amerikën dhe jo vetëm kaq, po kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor!
Open Balkan thotë qeveria gjermane duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe po, patjetër, kështu duhet të jetë e ndaj dera është e hapur, por as nuk përfshijmë dot kënd me zor, as nuk rrimë dot të presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë se kjo është rruga e të ardhmes!
Nisma e Ballkanit të hapur nuk është mbështetur nga të gjitha vendet e këtij rajoni. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar atyre të krijojë një treg të përbashkët, por kjo nuk ka ndodhur, sepse për një arsye apo një tjetër nuk është arritur të merret miratimi nga të gjitha vendet.
Procesi i Berlinit, Minishengeni, Ballkani i Hapur, të gjitha kanë në thelb idenë e bashkëpunimit rajonal, përgjigjet deputeti gjerman, Peter Beyer. Prandaj pyetjes si duhet trajtuar Ballkani i Hapur, ai iu përgjigj: “Bëhu pjesë e tij”.
Top Channel