I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Krujë, i dënuar më parë për mashtrim
gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar deklaratën e Arbër Çekajt para trupës gjykuese ditën e sotme, ku ai bën fajtor Fatmir Pjetrin duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me planin e arratisjes nga burgu 313.
Ai hedh poshtë akuzat duke u shprehur se nuk është kriminel dhe se po të ishte, në këto momente do të ishte në Kosta Rika ose Dubai.
“Arbri nuk ka goditur asnjë polic, i ndikuar nga gjendja psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm aka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, por vetë arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuik është zgjidhje. Ai nuk është kriminel dhe respekton ligjet e shtetit, në të kundërt tani do të ishte larguar në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. në qoftë se do ishte kriminel , ai do ishte duke pirë kafe në Kosta Rika. Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit po punojnë kundër familjes Çekaj. Ai është thjesht viktime, plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë kur e ka parë të largohet, e ka ndjekur pa e ditur se ku do të shkonte”, shkruhet në deklaratën e Arbër Çekajt.
Top Channel