Korça bën bilancin e dëmeve nga zjarret/ Janë djegur më shumë se 30 hektarë pyje me pisha dhe ah

11/08/2021 14:45

Bashkia e Korçës bën bilancin e sipërfaqeve të djegura të zjarreve të ditëve të fundit në Krushovë, Gjonomadh, Leshnjë dhe Vithkuq tek Manastiri i Shën Pjetrit.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Thanas Tona, dëmet më të mëdha janë në pyllin e Krushovës, pasi janë djegur plotësisht më shumë se 30 ha pyll me pishë dhe ah, ndërkohë që më shumë se 150 hektarë janë përshkuar nga zjarri.

Ndërkohë që në Leshnjë dhe në Vithkuq vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Burime nga bashkia e Pogradecit, bëjnë me dije se kemi një riaktivizim të vatrave të zjarrit në Malësinë e Mokrës, por nuk ka rrezik për banesat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA