Një gjykatë në Kinë ka dënuar me 11 vite burg një biznesmes kanadez mbi akuzat e spiunazhit.

Michael Spavor është ndaluar që në vitin 2018 pasi u arrestua së bashku me ish diplomatin kanadez, Michael Kovrig. Verdikti do të testojë marrëdhënien e tendosur mes qeverisë kanadeze dhe asaj kineze.

Ky vendim vjen si një betejë ekstradimesh dukë përfshirë Meng Wanzhou, ekzekutive e lartë e gjigandit të teknologjisë Huawei, që është ndaluar në Kanada.

Kritikët kanë akuzuar Kinën që ka trajtuar Spavor dhe Kovrig si “çipe negocimi” në atë që njihet si “Diplomacia pengmarrëse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA