Izolohet vatra e zjarrit në Gurin e Nikës në Mokër/ Do të mbahet në vëzhgim pasi mund të riaktivizohet
11/08/2021 16:57
Pas riaktivizimit është arritur sërish të izolohet zjarri në zonën e Gurit të Nikës në Mokër.
Në terren rreth 20 punonjës nga Zonat e Mbrojtura dhe Bashkia Pogradec, të cilët punojnë me mjete rrethanore për shkak sepse nuk ka mënyrë tjetër për fikjen e flakëve.
Deri tani mbi 40 hektarë e përfshirë kryesisht shkurre, ahishte janë djegur.
Vatra po mbahet në monitorim, pasi ekziston frika se kushtet atmosferike mund ta riaktivizojnë gjatë mbrëmjes.
Top Channel