Gjermani, planifikohet zbatimi i rregullave të reja në luftën kundër COVID-19

11/08/2021 01:42

Në Gjermani planifikohet të zbatohen disa rregulla të reja në luftën kundër COVID-19.

Sipas tekstit të një dokumenti të përgatitur nga qeveria gjermane i publikuar në shtypin gjerman, vështirësohet edhe më shumë jetesa ditore e atyre që nuk janë vaksinuar kundër virusit.

Me rregullat e reja të përmbledhura si 3G, do të vendoset kushti i testit për hyrjet në të gjitha ambientet e mbyllura për të pavaksinuarit në vend. Teksa të vaksinuarit ose ata që e kanë kaluar sëmundjen do të mund të hynë pa problem në ambientet e mbyllura, thuhet se të pa vaksinuarit ose ato që nuk e kanë kaluar sëmundjen do të jetë i detyrueshëm testi.

Gjithashtu që nga muaji tetor, të rriturit që nuk janë vaksinuar nuk do të mund të përfitojnë nga testet pa pagesë për COVID-19. Do të duhet që këto persona t’i paguajnë vetë pagesat për testin. Ndërkohë do të vazhdohet detyrimi për vendosjen e maskave në ambientet e mbyllura dhe në mjetet e transportit publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA