I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj/ Vihet në pranga 41-vjeçari në Krujë, i dënuar më parë për mashtrim
Elbasan – Autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Shtërmen, Cërrik është arrestuar nga policia.
Ai dyshohet se ka djegur disa barishte në pronën e tij dhe pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit është djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht, në pronësi të shtetasit V. R.
Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkatërimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Top Channel