Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime Zjarrvënësit vazhdojnë të vihen në pranga.
Ndërsa zjarret në Shqipëri vazhdojnë të jenë aktive dhjetëra vatra flakësh, po ashtu dhe qytetarë të papërgjeshëm nuk e ndalin zjarrvënien për kullota. Në Skrapar u arrestua një person dhe u shpall në kërkim një tjetër për zjarrvënie të qëllimshme.
Një 35 vjeç, banues në Vëndreshë, dogji sipërfaqe toke me pyje dhe bimësi të ndryshme. më kërkim u shpall një 44 vjeçar nga Bathorja në Tiranë si autor i zjarrvënies në Malin e Tomorrit, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe kullota.
Një banor i shtërmenit në cërrik u arrestua sot pasi dogji me zjarr një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe vresht në fshatin e tij.
Për disa barishte që duhet të asgjësonte në pronën e tij, ai i vuri flakën pemëve dhe vreshtit të fqinjit dhe tani i duhet të përballet me veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Top Channel