Një dozë përforcuese kundër Covid mund të kërkohet për të mbrojtur vetëm një numër të vogël të njerëzve që kanë një sistem imunitar të dobët. Kjo është ajo se çfarë qeveria britanike po diskuton së fundmi.
Prof britanik Adam Finn, thotë se është ende e paqartë nëse të gjithë personave mbi 50 vjeç duhet t’u jepet një dozë e tretë pasi sekretari i shëndetësisë në vend, tha se po planifikonte t’ja ofronte të gjjthë grupmoshës dozën përforcuese.
“Ne duhet të rishikojmë provat nëse njerëzit që e kanë bërë vaksinën më herët janë në ndonjë rrezik për të pasur sëmundje serioze dhe nëse mbrojtja që ata kanë nga ato dy doza të para është ende e fortë – pasi ne nuk duam tu japim vaksina njerëzve që nuk kanë nevojë për to. “, shpjegoi profesor Finn.
Programi i vaksinimit me dozën përforcuese në Angli do të fillojë më 6 shtator, por paneli i ekspertëve që këshillon qeverinë – është ende duke vlerësuar të dhënat e shtrimeve në spitale dhe mostrat e testeve të gjakut para se të miratojë programin.
Të Mërkurën, Danny Altmann, një imunolog në Imperial College London i pyetur nëse virusi mund të “vdesë” sapo mjaftueshëm njerëz të kenë antitrupa, ai tha:
“Kjo është akoma e vërtetë. Më shumë vaksinim do të thotë më shumë njerëz që kanë antitrupa dhe kjo në fund do të thotë më pak pandemi.”
Top Channel