Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Po nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M(G).M(C)., pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë dhe një kartëmonedhë e dyshuar e falsifikuar;

L.B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vendin ku u konstatua dhe të banesës së tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit A. H., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.Gj., 68 vjeç, pasi është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu, ky shtetas gjatë ndalimit në kryqëzimin e rrugës “Sadik Petrela”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për bërjen e testit të alkoolit;

M.L., 26 vjeç,pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Rreth orës 02:30, ka tentuar të vetëvaret shtetasi D. D.,54 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA