Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, njoftoi se do të rishikojë dosjet lidhur me sulmet terroriste të “11 shtatorit” dhe se qeveria e SHBA-së do të ndajë me familjet e viktimave dokumentet që ka mbajtur sekret.
Departamenti Amerikan i Drejtësisë, njoftoi se ndaj familjeve të viktimave të sulmeve të “11 shtatorit” do të jepen më shumë informacion lidhur me sulmet, sipas Anadolu Agency (AA).
Familjet e viktimave të sulmeve terroriste të “11 shtatorit” javën e kaluar i dërguan një letër presidentit Biden dhe i kërkuan që të mos marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të 20-vjetorit të sulmeve këtë vit në rast se vazhdohet të mbahen sekret ende disa dokumente në lidhje me sulmet.
Qeveria e SHBA-së kritikohet për mbajtjen sekret të dokumenteve lidhur me rolin e qeverisë së Arabisë Saudite në sulme.
Qindra persona nga familjet e viktimave kanë ngritur padi me pretendimin se “Arabia Saudite ka rol” në sulme. Ndërkohë që Arabia Saudite refuzon pretendimet se ka rol në sulmet e 11 shtatorit.
Ndërsa Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ka përdorur shprehjen e Biden se “qeveria është e vendosur që të sigurojë transparencë në nivel maksimal sipas ligjit”.
Po ashtu bëhet e ditur se Joe Biden ka mirëpritur hapin e Departamentit të Drejtësisë që qeveria e SHBA-së të rishikojë dokumentet që ka mbajtur më parë sekrete dhe për t’i ndarë ato me familjet e viktimave.
Në sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA u rrëmbyen 4 avionë, ku dy prej tyre u përplasën me kullat binjake. Avioni tjetër që u rrëmbye vendosi në objektivin e tij Pentagonin në kryeqytetin Washington, ndërsa avioni i katërt u rrëzua nga avionët F-16 në periferi të Pensilvanisë. Si pasojë e sulmeve humbën jetën rreth 3 mijë njerëz.
Top Channel