Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Ai humbi kontrollin e mjetit tip “Fiat” në rrugën Shëngjin-Lezhë dhe ka dalë nga rruga.
Gjatë verifikimit të kryer nga shërbimet e Policisë, rezultoi se 40-vjeçari i identifikuar me inicialet G.P., drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/ l.
Ndërsa një tjetër person është proceduar penalisht pasi ka ndezur zjarr në oborin e banesës së saj në Ishull Shëngjin dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, proceduan penalisht shtetasen Z. T., banuese në Ishull Shëngjin. Kjo shtetase ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me barishte dhe kullota”, njofton policia.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel