Kanabis në makinë, prerje e pyjeve dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt/ Arrestohen 4 persona në Korçë

10/08/2021 14:22
Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

Një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet H.Y., banues në Strasburg, Francë kishte fshehur sasi të vogël me kanabis brenda një xhupi që ndodhej në bagazh të makinës. Ai u kap nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ku kaloi në vijën e dytë për kontroll më të detajuar mjetin tip “Volkswagen”.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP-Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 35-vjeçarit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërsa një 53-vjeçar, i identifikuar me inicialet D.Q., banues në fshatin Vërdovë, Pogradec akuzohet për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”. Ai u kap në vendin e quajtur “Varrezat e Grekut”, duke transportuar me mjetin kamion tip “Benz” 7 m³ trupa drusorë të llojit pishë, pa lejen përkatëse, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Dy perona të tjerë janë arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ata janë identifikuar si:

M.T., 50 vjeç, banues në fshatin Lumalas, Korçë, pasi në hyrje të qytetit të Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Seat”, në gjendje të dehur .

R.H., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ersekës” ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motor tip “Dayang”, pa leje drejtimi, pa targë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA