Fluks pacientesh në pediatri/Lezhë, shumica me viroza të stinës, por edhe raste me COVID
10/08/2021 15:22
Çdo ditë në urgjencën pediatrike të spitalit të Lezhës paraqiten afërsisht 85 fëmijë me infeksione të aparatit tretës.
Pediatri i Spitalit Lezhë, Mark Marku shpjegon simptomat me të cilat fëmija duhet sjellë urgjent te mjeku.
Mjeku thotë se këto ditë ka pasur edhe raste fëmijësh me kovid
Fëmijët me viroza duhet të dërgohen te mjeku para se situata të përkeqësohet deri në dehidratim. Ndërsa nuk mungon apeli për më shumë kujdes në këto ditë të nxehta vere.
Top Channel