Elbasan/ Banesa shkrumbohet nga flakët, ja dyshimet e para të policisë (Fotot)

10/08/2021 18:53

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lleshan në Elbasan dhe banesa ishte në pronësi të një 70-vjeçari.

Fatmirësisht në momentin që kanë rënë flakët, për të cilat policia dyshon se janë pasojë e një shkëndije elektrike, nuk ka pasur asnjeri në shtëpi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Në fshatin Lleshan, Elbasan, në banesën e shtetasit H.M., rreth 70 vjeç, ka rënë zjarr dhe si pasojë banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA