Autori i plagosjes me armë zjarri të një 25-vjeçari në Durrës, ka rënë në prangat e policisë.
I riu i identifikuar me inicialet H.Ll., 31 vjec u ndalua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur ne tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
“Ky shtetas, më datë 08.08.2021, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë. 25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel