Zjarr në malin e Tomorit, qytetari: Është në përmasa të vogla por mund të përhapet shpejt

09/08/2021 10:06

Një qytetar ka denoncuar në Top Channel një vatër zjarri që ka rënë në malin e Tomorit.

Sipas tij tashmë është në përmasa të vogla, por më pas mund të përhapet me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës.

“Përshëndetje doja të denoncoja një ndodhi. Ka rënë zjarr në malin e Tomorit. Zjarri është akoma në përmasa të vogla, por mund të përhapet me shpejtësi në orët në vijim”, shkruan qytetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA