Kryeministri Edi Rama njofton se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 45. 630 doza të vaksinës Pfizer.

Me dozat e fundit të ardhura, Rama thotë se numri i vaksinave të mbërritura në Shqipëri ka shkuar në mbi 1.8 milion.

Po ashtu deri më tani janë kryer 1,270,057 vaksinime, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinave. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.

Postimi i plotë: 

45,630 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’ duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

1,270,057 vaksinime janë kryer deri tani, por duhet ende të rritet mbulesa vaksinale, ndaj një thirrje për qytetarët që ende nuk janë vaksinuar? të shfrytëzojnë ditët e mbetura të muajit gusht për t’u vaksinuar ndaj COVID-19.

#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh?

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta