“Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona”, reagon Behgjet Pacolli për përkeqësimin e situatës së zjarrit tek tuneli i Kalimashit
09/08/2021 23:38
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar për situatën e zjarrit në Shqipëri. Me anë të një postimi në mediat sociale, Pacolli shkruan se zjarrfikësit e Shqipërisë dhe Kosovës janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit.
“Forcat e Shqipërisë dhe të Kosovës janë përqëndruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe të terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri. Lutemi për vëllezërit dhe motrat tona!”- shkruan Pacolli.
Postimi i plotë i Pacollit:
Top Channel