E rëndë në Vlorë! 57-vjeçari dhunon bashkëshorten dhe djalin, bie në prangat e policisë

09/08/2021 11:50

Dy raste të dhunës në familje janë regjistruar në Vlorë ditën e sotme.

Një 57-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij. Ndërsa A. V., 34 vjeç ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Vlorë dhe Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: Dh. M., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij; A. V., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

DVP Vlorë

Vijojnë kontrollet e pandërprera për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Gjithashtu, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Dhuna në familje”.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Xarrë, Konispol. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 24 vjeç si dhe u ndalua shtetasi A. A., 60 vjeç, të dy banues në Sarandë. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Qafa e Sorones”.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Vlorë dhe Himarë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: Dh. M., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij; A. V., 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA