Situata nga flakët e zjarrit paraqitet serioze edhe në Gjirin e Gramës.
Deputeti Arbi Agalliu ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Grama.
Zjarr ka përfshirë të gjithë gjirin duke djegur bimësinë dhe gjallesat aty, ndërsa pamje që shihet nga videot është trishtuese për këdo.
Deputeti bën thirrje për ndërhyrje nga ajri sa më parë.
“U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit”, shkruan Agalliu.
Postimi i plotë:
Kjo është situata në Gramë. Sapo kam komunikuar me Stacionin e Policisë Himarë dhe në pritje që roja bregdetare të mbërrij sa më parë.
U bë ditë e ditë që situata neglizhohet dhe nuk merret seriozisht zjarri në anën e pasme të Karaburunit.
Jo vetëm pushuesit por edhe bizneset në këtë zonë po rrezikojnë seriozisht.
Duhet patjetër ndërhyrje nga ajri sa më parë.
Top Channel