I vuri zjarrin një kullote, dogji kodrën e malit, procedohet penalisht 73-vjeçari

07/08/2021 10:40

Një 73-vjeçar në Lezhë është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Ky shtetas dyshohet se i vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fshatit Mabë.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe të Komisariateve në varësi të saj, të angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarr-vënieve në territorin e qarkut Lezhë.

I vuri zjarrin një tokë kullotë, duke djegur kodrën e fahatit Mabë, Lezhë, procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës 73 vjeçari.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin M.N.,73 vjeç, banues në Mabë, Lezhë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA