Gjashtë persona janë vënë nën prangat e policisë në Fier, për vepra të ndryshme penale.
Policia ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim M. A., 29 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 06.07.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunë për dhënie pasurie”, pasi ka kanosur një shtetase për dhënie pasurie.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. D., 41 vjeç, banues në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij, 14 dhe 16 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit L. R., 57 vjeç, K. M., 63 vjeç, G. I., 47 vjeç dhe L. A., 26 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel