Biznesi nuk duron dot mbyllje të re, ekspertët: Të ulet presioni, rishikoni fiskalizimin

07/08/2021 19:43

Shumë shtete në botë po tentojnë të bëjnë pasaportat shëndetësore të detyrueshme si një kusht për të mbajtur të hapur aktivitetin ekonomik të hapur.

Së fundmi në Shqipëri është konstatuar një rritje e rasteve të reja me Covid, e përhapja e varianteve të reja duket se po shton më tej pasiguritë edhe për ekonominë e vendit.

Por, teksa shumë biznese zhvillojnë aktivitetin të kufizuar dhe të tjerë kanë stopuar që prej nisjes së pandemisë, sa mund të përballojë ekonomia shqiptare një tjetër shtrëngim të masave ?

“Ekonomia shqiptare nuk do ta përballonte dot një goditje të dytë. Padyshim nëse masat kufizoheshin më tej do prekej tregtia, shërbimet, turizmi e transporti. Do ndikohet shumë prodhimi dhe fasoneria po ashtu do ndikohej shumë nëse shtetet e tjera vendosin masa kufizuese. Do të kishte ulje të prodhimit, shërbimeve dhe mund të kishim mbyllje të bizneseve e rritje të papunësisë.”

Sipas ekspertit Vjoldi Danaj, qeveria duhet të jetë e kujdesshme me shpenzimet buxhetore pasi një përkeqësim i situatës mund  kërkojë ndërhyrje të tjera për të përballuar një tjetër situatë emergjence.

 “Janë bërë 4 ndërhyrje dhe do ndryshohet 3-4 herë buxheti sërish. Duhet të ulet se s’bën presioni fiskal, duhet të rishikohet fiskalizimi. Rritja që mund të vijë nga turizmi nuk mund të jetë kaq e fortë që të përballojë shtrëngime të tjera prej pandemisë. Ndaj duhet kujdes me shpenzimet buxhetore që mos të kanalizohen në projekte jo emergjente, pasi jemi në një vit të vështirë dhe presim një fillim viti 2021 ndoshta edhe më të vështirë.”

Treguesit e deritanishëm flasin për një përmirësim të ekonomisë e cila u rrit me 5.5% në tremujorin e parë, por me gjithë përshpejtimin e aktivitetit ekonomik konsumi dhe tregu i punës po shfaqin një ecuri të dobët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA