13 vjeçarja gjendet e varur në shtëpi, nëna e saj tregon ngjarjen

07/08/2021 18:05

Një nënë që gjeti vajzën e saj adoleshente të varur pasi u kthye në shtëpi me një McDonald’s për të ,thotë se vdekja e saj ishte një “thirrje për ndihmë”.

Alison Jones hyri në shtëpi duke thënë “porosia gati” sekonda para se të gjente 13-vjeçaren Chantelle të vdekur në dhomën e saj në Wrexham, Uells.

Unë e di se kurrë nuk do të marr përgjigjet që dua se pse kam humbur gjënë më të çmuar në jetën time“, tha zonja Jones.

“Ajo ishte vetëm një adoleshente që vazhdonte jetën e saj dhe bënte atë që bëjnë të gjithë adoleshentët. Ne kishim një marrëdhënie të ngushtë dhe ajo e dinte që ajo mund të vinte tek unë dhe babi dhe të fliste për çdo gjë.”

Chantelle ishte fëmijë i vetëm dhe i pëlqente të shkonte në shkollë, madje ajo donte të bashkohej me Ushtrinë si infermiere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA