Zgjaten me 1 muaj hetimet për Enkeleida Hoxhën dhe zyrtarët e tjerë, 6 muaj për Shkëlqim Korbin dhe Edvin Priftin

06/08/2021 12:46
Avokati Aldo Tabaku, gjykatësja Enkeleida Hoxha dhe mjeku Edvin Prifti

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Prokurori ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimeve të procedimit penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar për Enkeleida Hoxhën, Aldo Tabakun, Manuela Mallkucin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi për një periudhë një mujore.

Ndërsa për ekspertin psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbin dhe mjekun Edvin Priftin është vendosur që afati i hetimeve të zgjatet për një periudhë gjashtë mujore.

“Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndaj, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, është arrestuar pasi është e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, dyshohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, dyshohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, dyshohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Bledar Petani, dyshohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Sajmir Petani, dyshohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, dyshohet për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, dyshohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal.

Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, së bashku me zyrtarë të tjerë pasi akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Gjyqtarja Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu. Para se të viheshin në pranga, se të arrestuarit po përgatisnin lirimin e një tjetër të dënuari, atë të Sajmir Petanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA