Vetëm një vatër problematike/ Ajo në Majën e Rrunës në Kukës. Në pjesën tjetër të vendit zjarret janë vënë nën kontroll

06/08/2021 00:59

Ministria e Mbrojtjes njoftoi nw mbrwmje vonw se vetëm një vatër zjarri shfaqet problematike në vendi, ajo në Majën e Rrunës në Kukës, ndërsa zjarret në pjesë të ndryshme të vendit janë vënë nën kontroll.

Ministria njofton se pas një pune të pandërprerë të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe punonjësve të shërbimeve zjarrfikëse e pushtetit vendor janë arritur të izolohen disa nga vatrat e zjarrit në vend, por ende mbeten aktive disa të tjera.

Në Karaburun puna po vijon për shuarjen totale të flakëve, edhe pse është mbyllur pjesa më e madhe. Momentalisht nuk ka asnjë rrezik. Në Gjirokastër situata është stabilizuar. Mbetet aktive një vatër në fshatin Saraqinisht, e cila nuk paraqet rrezik.

Edhe zjarri në fshatin Gadurovë, në Mallakastër është nën kontroll dhe pa rrezikshmëri. Zjarri në fshatin Cukal, në Shkodër vijon të jetë aktiv, por pa rreziqe të evidentuara.

Në malin e Shëngjinit, në Lezhë vatra është izoluar. Zjarri në fshatin Kalis, në Kukës po mbahet nën kontroll, ndërsa është eliminuar rreziku për banesat. Ndërkaq problematike situata e zjarrit vijon të jetë në Majën e Rrunës, në Kukës. Flakët kanë përfshirë pjesën më të madhe të malit, por situata po mbahet nën kontroll për të mos rrezikuar banesa”, njoftoi ministria e mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA