Vaksinimi i hapur, Ministrja Kushi inkurajon mësuesit dhe studentët: Mënyra më e mirë për një vit të mbarë shkollor dhe akademik
06/08/2021 10:29
Përmes rrjetit të saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka apeluar që të shikohet mundësia e vaksinimit nga ana e mësuesve, pedagogëve e studentëve përgjatë këtij muaji, me qëllim që të kemi një vit të ri shkollor e akademik sa më të mbarë.
“Në këtë muaj të hapur vaksinimi për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, inkurajoj çdo mësues, pedagog dhe student që nuk është vaksinuar deri më tani, të kryejë vaksinën në qendrat shëndetësore apo pikat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin”, shprehet Kushi në publikimin e bërë.
Sipas saj, kjo është mënyra më e mirë që të shtrojmë rrugën për një vit të ri shkollor dhe akademik sa më të mbarë e të suksesshëm.
Top Channel