Në përditësimin e informacionit për situatën e zjarreve në vend Agjencia e Mbrojtjes Civile njoftoi se Vatra e Karaburunit është e izoluar në pjesën më të madhe të saj, ndërsa ajo mbetet zona me problematike.
Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes civile janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, në Rips të Vlorës, Gadurovë-Selitë Mallakastër), Thirë te Lezhë), Margegaj dhe Theth te Tropojës Vërmosh (Malësi e Madhe). Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.
Ndërkohë Zjarret vijuan të mbeten shqetësues edhe gjatë mëngjesit të se premtes në Gjirokastër. Ndërsa dy vatrat përkatësisht pranë parkut arkeologjik të Antigonesë dhe pranë manastirit të Spilesë po digjeshin, një tjetër zjarr i qëllimshëm u shfaq në Dropull mbi fshatin Goranxi. Zjarri u sinjalizua dhe bllokua në krye të 2-3 orëve por krijoi shqetësim në aksin nacional si dhe panik tek banorët sepse zjarri gjendej pranë fshatit.
Në mesditë një person me probleme të shëndetit mendor vendosi një zjarr pranë një ullishteje në të dalë të fshatit Mashkullorë në Gjirokastër. Zjarri përfshiu një masiv me pisha përveçse shkrumboi ullishten e një banori si dhe një seri dëmesh në pemë të tjera. Fillimisht situata u duk se doli jashtë kontrollit dhe u kërkua evakuimi i banorëve por më vonë me përfshirjen edhe të ushtrisë zjarri u shua.
Aktualisht në Gjirokastër nuk ka vatra të mëdha aktive por një numër i madh ekipesh të emergjencave po mbajnë nën mbikëqyrje territoret e nxehta për shkak të rrezikut të riaktivizimit të zjarreve.
Megjithëse seriozitetin e situatës deri tani ka vetëm një të shoqëruar për zjarrvënie ndërsa besohet që autorët të kenë qenë të paktën 5.
Po ashtu është nen kontroll situata pas zjarret ne fshatrat Gjorm dhe Gumenicë ne Vlore, në “Qafën e Hartës” në Ksamil, zjarri i rënë në Livadh të Himarës, në fshatin Kutal, bashkia Përmet.
Edhe zjarret ne Mamurras, ne Zonen e Gërdecit në Vorë, në qytetin e Fushë Arrëzit dhe në Kalis të Kukësit, që rrezikuan edhe banesat u vunë nën kontroll. Agjencia e Mbrojtjes Civile thotë se 163 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit. këtë të premte erdhi një avion nga Cekia, ndërsa të shtunën në operacion do të angazhohen edhe dy helikopterë nga Holanda.
Top Channel