Brenda afateve, sapo u dorëzua kërkesa e ish zyrtarit të lartë të Policisë së Vlorës, në orën 13:00, Gjykata e Posaçme e Apelit u mblodh për të shqyrtuar një kërkesë të Jaeld Çelës, i cili përmes avokatit mbrojtës kërkon të shkojë në shtëpi dhe të zbutet masa e arrestit me burg.
Prej një viti është pas hekurave pasi u dorëzua përpara autoriteteve policore. Aktualisht Jaeld Cela mbahet në paraburgimin e 302 në Tiranë dhe ka dorëzuar një deklaratë ku shpreh vullnetin se kërkesa e tij duhet të shqyrtohet në mungesë të tij por në prani të avokatit mbrojtës Petrit Ismaili.
Jaeld Çela, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe i shpallur fajtor vetëm për këtë akuzë dhe i dënuar me 3.4 vite burgim pretendon se kanë përfunduar afatet e paraburgimit dhe insiston duke theksuar se ka probleme shëndetësore të cilat duhet të trajtohen në mënyrë të specializuar. Cela është i vetmi i arrestuar për çështjen e etiketuar si “Habilaj”.
Në datën 28 shtator pritet që çështja dhe rekursi i të gjitha palëve do të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë.
Top Channel