
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi teksa ka falënderuar të gjithë Forcat e Armatosura që janë duke luftuar me flakët në këto ditë kritike për vendin, thotë se aplikimi i 1 mijë maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së FA-së është shpërblimi më i madh për ta.
Peleshi sqaron se nga këta 1000 të rinj, vetëm 60 prej tyre do kenë mundësinë që të hyjnë në AFA.
“Përtej falënderimeve dhe mbështetjes për punën heroike të Forcave të Armatosura në këto ditë të vështira, aplikimi i mbi 1000 maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh për ne dhe ta. Janë vetëm 60 vende, rruga drejt dyerve të AFA është e gjatë dhe e vështire, vetëm 60 të rinj e të reja do të bëhen pjesë e kësaj akademie, por ky interesim i jashtëzakonshëm na ndihmon të zgjedhim më të mirët, për t’u bërë nesër pjesë e Forcave të Armatosura”, njofton Peleshi.
Top Channel