Tiranë/ Arrestohen 9 persona, 3 ishin shpallur në kërkim kombëtar. Ja për çfarë akuzohen

05/08/2021 13:32

Nëntë persona janë vënë në prangat e policisë në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Tre prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar.

Luli Makashi, 57 vjeçe, u arrestua sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, vendim të cilin e ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit Tiranë.

Ndërsa një 27-vjeçar i identifikuar me inicialet N.K., u ndalua sepse më datë 02.08.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin e mitur J. K., 16 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi i B. M., 53 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu u bë arrestimi në në flagrancë i një 39-vjecari të identifikuar me inicialet I. Ç., pasi ka goditur dhëndrin e tij, për motive të dobëta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Gj., 22 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, A. Gj. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa shtetasit A. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K.Gj., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

J.H., 56 vjeç dhe E. M., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA