Situatë kaotike në Gjorm/ Banorët: Na janë djegur të gjitha, kafshë dhe ullishte

05/08/2021 14:05

Fshati Gjorm i Vlorës po përballet me një situatë të vështirë nga zjarret ku janë shkrumbuar 5 banesa.

Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit dhe flakët janë të përmasave të mëdha.

Banorët janë larguar vetë nga banesat duke lënë gjithçka dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre.

Banori: Na u dogjën të gjitha bagëti dhe ullinj. Ka gjysmë ore, na u dogjën të gjitha ça kemi atje. Ne nuk e dimë kush i dogji, sa erdha unë ktu zjarri kishte shkuar te stani, nga stanet s’ka mbetur asgjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA