Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 24-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në kryeqytet.
Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta është goditur me thikë shtetasi A.K. 24-vjeçari është dërguar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe po punon për kapjen e tyre, ndërsa rupi hetimor ndodhet ne vendngjarje.
“Me datë 05.08.2021, rreth orës 20:00, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta është goditur me një mjet. prerës(thikë), shtetasi A. K., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve ku për arsyeje hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tyre dhe po punojnë për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel