Policia e Korçës ka vënë në pranga tre persona, si dhe ka proceduar penalisht një tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Procedimi penal ka nisur për një shtetas 38-vjeçar, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre”, njofton policia.
Po ashtu Policia Rrugore në Korçë bëri arrestimin në flagrancë të tre shtetasve për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” konkretisht:
“M. P., 30 vjeç, banues në fshatin Shelegar, Sarandë, pasi në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”.
S.Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi në kryqëzimin e fshatit Vërdovë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Yamaha” pa targë.
R.V., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor të markës “Sgybo” pa targë”, bën me dije policia.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel