Në javë pas vrasjes së Romeo Hasallës në fshatin Garunjas të Lushnjës ku u vra nga bashkëfshatari i tij Kastriot Hasalla,njëri nga vëllezërit e tij Laert Hasalla tregon se çfarë ndodhi atë ditë.
Sipas Lartit atë ditë bashkë me vellezërit dhe babanë kanë shkuar te toka për të punuar ullinjtë dhe për të bërë vjeljen e shalqirit.
Rrugës ata janë shkëmbyer me vëllanë e Kastriotit dhe djalin e tij.
Sapo kanë shkuar pranë tokës janë afruar Afrimi dhe djali i Kastriotit, Marjusin .Në moment Kastrioti i ka thënë që ‘ne kemi ardhur të shkulim ullinjtë
sepse toka është e jona dhe është drejtuar drejt ullinjëve’.
Në këtë moment është afruar babai i Romeo Shuaipi për t’i ndaluar . I gjendur në këtë kundërshtim Afrimi ka telefonuar vëllanë e tij Kastriotin i cili ishte duke pritur pak metra më tej dhe vjen te toka me një armë gjahu në dorë dhe gjerdan me fishek.
Sapo është afruar Kastrioti i ka thënë vëllezërve me babanë që mos të lëvizi asnjëri se unë do tju vras të gjithëve .
Në këtë moment vëllai i Kastriotit ka tentuar sërish të shkuli ullinjtë por është ndalur nga Shuaipi dhe Romeo por në këtë moment ata janë goditur me sëpatë nga Afrimi vëllai i Kastriotit, ku ky i fundit i ka bërë thirrje Kastriotit bjeri dhe vriti .
Në moment Kastrioti qëllon drejt Romeos duke e plagosur rëndë, më pas ka goditur vëllanë tjetër të Emiljanos në bark dhe në kofshe dhe ndaj Laertit dhe babait te tij.
Laerti tregon se pasi i lanë të shtrirë në tokë u larguan.
“Morëm vëllanë e plagosur rëndë u nisëm drejt spitalit por ai kishte vdekur”.
Laerti tregon se midis tyre nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe sipërfaqja e tokës që bëhet fjalë ishte tokë shtetërore .
Pas ngjarjes Laerti kërkon drejtësi nga shteti ndërsa për palën tjetër nëse vinë do t’i presë por nuk do ndryshojë asgjë.
Ditën e djeshme gjykata e Lushnjes dha vendimin e burg pa afat për Kastriot Hasallën ndërsa dy ditë më parë të njëjtën masë dha dhe për djalin Marjusin dhe vëllanë Afrimin.
Top Channel