Pas punës së lodhshme të sezonit, fermerët në Maliq kanë festuar bukën e re. është një traditë shumë vjeçare që lidhet me korrjen e grurit si një prej prodhimeve më të rëndësishme të zonës.

Festa ka lindur në Drithas një zonë me traditë prodhimin e grurit ndërsa së fundmi është organizuar në Pyllin e Fazanëve në Maliq. Gatime të shijshme nga amvisat janë servirur për pjesëmarrësit duke sjellë kështu në vëmendje traditën dhe kulinarinë e zonës.

Prej vitesh sipërfaqja e kultivuar me grurë vazhdon të ulet por për fermerët që ende e kultivojnë grurin kjo është një traditë.

Fusha e Maliqit dhe fshatrave të saj mbetet një prej sipërfaqeve më të mëdha bujqësore që kultivohet me prodhime të ndryshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA