Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Besim Hajdarmataj. KPA rrëzoi vendimin e KPK-së për lënien në detyrë të Hajdarmatajt, me argumentin se ai ka shfaqur pasivitet në hetimet që janë bërë për trafikun e drogës.
Sipas KPA, Hajdarmataj ka mangësi të thella në njohjen e ligjeve, si dhe ka shfaqur shkelje të ligjeve në në procedimet që ka administruar gjatë kohës që ka qenë në krye të Prokurorisë.
Në vendim thuhet se “Hajdarmataj ka cenuar besimin e publikut te sistemit i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme, për këtë arsye vazhdimi i ushtrimit të funksionit të tij do të ishte i papërshtatshëm. Vendoset shkarkimi i tij nga detyra“.
Më herët, Komisioneri Publik Dariel Sina pretendoi se dy mesazhe telefonike janë dërguar në adresë të një personi të inkrimunuar nga një numër i përdorur nga prokurori.
Top Channel