Skema e mashtrimit/ Gjykata lë në burg për qëllime esktradimi shtetasen kanadeze, mblodhi fonde për një person të sëmurë

04/08/2021 10:53

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda  Harris, për qëllime esktradimi, e vënë në pranga tre ditë më parë nga  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.

Si u bë arrestimi shtetasesh amerikano-kanadeze?

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS më datë 01.08.2021 ora 13:00 në sportelin e përpunimit të të dhënave në dalje të vendit nga kontrollet e aeroportit “Nënë Tereza” ka rezultuar se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë amerikane.

Veprat penale për të cilën shtetasja amerikane Lyda harris është dënuar nga autoritetet e drejtësisë italiane gjenden të parashikuara edhe në dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë në nenet 33 “Organizata kriminale” dhe 143/3 “Mashtrimi”.

Detaje nga dosja

Ndërkohë sipas dosjes së siguruar nga gazetarja Anila Hoxha mësohet se shpallja në kërkim e kësaj shtetaseje nga autoritetet amerikane është bërë pasi ajo ka mbledhur fonde me pretendimin për të ndihmuar një person që kishte probleme shëndetësore dhe kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas autoriteteve amerikane ajo ka mbledhur një shumë të konsiderueshme parash e më pas është larguar duke i përvetësuar ato.

Nga hetimet ka rezultuar që kjo ka qenë një skemë mashtrimi pasi nuk ka pasur asnjë person të sëmurë që ka pasur nevojë për ndihmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA