Interpol Tirana ka kryer ekstradimin e shqiptarit, Bashkim Buzani, 50-vjeç, i cili ishte dënuar me 20 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprat penale “Organizatë kriminale” në formën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se ky shtetas, më datë 04 prill 2005, është arrestuar në Greqi, për llogari të autoriteteve greke, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe Gjykatës së Apelit Selanik, me vendimin e datës 12.10.2005, e ka dënuar me 16 vjet burg, dënim të cilin e ka kryer.
Rrethanat e ngjarjes
Në trazirat e marsit të vitit 1997, Bashkim Buzani ka qenë anëtar i një bande të armatosur.
Fillimisht ky grup u krijua nga një grup i armatosur personash në lagjen nr.3 në Cërrik, me qëllim mbrojtjen e tyre nga një bandë tjetër. Më pas, me kalimin e kohës, duke marrë tiparet e një grupi të armatosur me një formë bashkëpunimi të veçantë prej shumë vitesh, anëtarët e grupit kryenin vepra të ndryshme si vrasje dhe grabitje me armë.
Ky grup grabiste dhunshëm furgonat me refugjatë që vinin nga Kapshtica, duke zbritur në tokë refugjatët, të cilët i rrihnin dhe i poshtëronin.
Top Channel