Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës, në rrugën “Martin Camaj”.
Policia njofton se një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga një grua ka aksidentuar një 60-vjeçar, i fundit ku që ishte duke lëvizur me biçiklektë.
Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 04.08.2021, në orën 10:10, në rrugën “Martin Camaj” shtetësja G. C., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklisitin shtetasin R. M., rreth 60 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel