“Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor’s në rishikimin e saj të fundit ka konfirmuar për Shqipërinë vlerësimin aktual në ‘B+’ dhe me perspektivë të qëndrueshme ekonomike. Në parashikimet e saj agjencia është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë e cila sipas saj do të rritet me 5% këtë vit.”
Edhe pse vlerësimet për ekonominë janë optimiste dhe pritet të prekin nivelet e parakrizës, problem sipas S&P për financat publike paraqitet borxhi i lartë publik që sipas saj është i ekspozuar ndaj rreziqeve fiskale. Në vlerësimet e agjencisë ndërkombëtare pritet që niveli i tij të arrijë në 78% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të këtij viti, për t’iu rikthyer më pas trajektores rënëse pas vitit 2022.
Megjithatë, agjencia vlerëson se autoritetet po bëjnë përpjekje për të përmirësuar profilin e borxhit publik, që ndikohet kryesisht nga kursi i këmbimit duke qenë se pjesa më e madhe e stokut të borxhit është kryesisht në monedhë të huaj.
Shqetësuese shton ndër të tjera S P janë edhe detyrimet e prapambetura dhe stoku i rimbursimit të TVSH-së, që sipas saj autoritetet po shfrytëzojnë hapësirat e mundshme fiskale për shlyerjen e tyre.
Një tjetër problematikë që ngre në raportin e fundit për Shqipërinë Standard Poor’s lidhet edhe me mbledhjen e të ardhurave buxhetore, pasi raporti fiskal i të ardhurave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është më i ulëti në rajon dhe kjo theksonn agjencia vjen për shkak të informalitetit të lartë në ekonomi që sipas Bnakës Botërore vlerësohet në rreth 38%.
Veç evazionit fiskal, edhe përjashtimet tatimore në buxhet deklaron agjencia janë një tjetër faktor që ndikon negativisht në mbledhjen e të ardhurave.
Në këtë kuadër thuhet në raport, qeveria po bën përpjekje për rritjen e administrimit fiskal përmes një strategjie afatmesme, përfshirë këtu edhe reformën mjaft të kontestuar të fiskalizimit, që për ekzekutivin pritet jo vetëm të modernizojë sistemin fiskal ekzistues, por të rrisë ndjeshëm të ardhurat në vitet e ardhshme.
Top Channel