Ilir Meta ka goditur një ndër pikat e nismës “Open Ballkan“ që parashikon lehtësimin e tregut te punës me vendet e rajonit. Në vazhdën e luftës së tij me dekrete, Presidenti i ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për të huaj, i cili lehtësonte procedurat për lejet e qëndrimit për shtetasit jo shqiptare që dëshirojnë të punojnë në vendin tone.
Në argumentet e Presidentit Meta, Shqipëria përmes këtij ligji rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave për pranim nga shtetas të të vendeve të treta ne nje kohe kur shqiptaret janë te papune.
“Në realitet po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afat shkurtër, atë të plotësimi të atyre boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore që mund të ofrojnë shtetasit e vendeve të treta. Nëse Shqipëria nuk po ofron mundësi punësimi, mirëqënie, stabilitet, siguri dhe garanci për shtetasit e saj, si do të mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjerë?”
Kryetari i shtetit ngre dyshime mbi sinqeritetin e qëllimeve te Qeverisë, pasi sipas tij përmes këtij ligji mazhoranca po tenton te fshehe një ndër fenommenet me shqetësuese të vendit tonë, ate te largimit te shqiptareve.
“Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit. Largimi i trurit, i forcave të reja dhe më krijuese, është një plagë e madhe për vendin, që duhet ndalur sa më pare. Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike”.
Dekreti i kthyer nga Presidenti pritet te shqyrtohet ne vjeshte pasi të konstituohet Parlamenti i ri. Ligji I ri për të huajt ishte lobuar nga biznesi shqiptar që vuan mungesën e fuqisë punëtore, ndërsa rregullat e vjetra e bënin pothuajse të pamundur marrjen e punëtorëve të huaj.
Top Channel