26/11 22:47
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbueshëm që ranë në provincën Henan të Kinës ka shkuar në 302, njoftojnë mediat lokale.
Agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar një deklaratë të autoriteteve të provincës Henan, raportoi se 292 njerëz kanë humbur jetën në qytetin Zhengzhou për shkak të përmbytjeve.
Në deklaratë thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të përmbytjeve në gjithë provincën është rritur nga 99 në 302, ndërkohë që ende kërkohen 50 persona të zhdukur.
Top Channel